Artist(s): Kenge Vlonjate Qytetare
Title: Vajze E Valave
Language(s): Albanian ![]()
Translations: Not Available
Lyrics:
Vajze e valave
Zëmëra sja mban
Mbi një gur nan të detit
Qan, e zeza , qan
Pret atë që pret
E një dhembje ndjen
Gjithë bota ven e vijnë
Po aty nuk vjen
Pranvera arrin
Një mëngjes të qet
Vijne shkojnë dallëndyshet
Vajza u thërret:
Ju të bukur zogjë
Tek ju kam një shpres
Ju që shkoni dete male
Dua tu pyes
Një jetime jam
Pa nën e baba
një që kisha, një që doja
iku e më la
Mos e patë ju
Rron apo nuk rron
ndonjë lajm a ndonjë letrë
vallë a më kujton
Vajza e Valëvet
Vetëm pa njeri
Qante veten, qante fatin,
natë varfëri
Erdhi dimri keq
një mëngjes të zi
çu nxi qielli dhe deti
gjëmon bie shi
Në ëndrrë se çpa
Djalin në vapor
Sikur shkonte dhe i hodhi
Vajzës një kuror
Letra e zezë vjen
E me të vërtet
Djali kishte udhëtuar
Pa kthim e për jetë
Thoshte i mjeri Djal
Vajza e Valëvet
Mere këtë letrë e qajmë
tjetër vend më pret
Ah!Këjo dunja
një qëndrim nuk mban
Dashuria jonë shuhet
Fati zi na ndan
Mos u dëshpëro
Je një vajz e re
Un martohem natë jetë
ti martohu atje
Vajza e Valëvet
qofshë me shëndet
mos kujto kohën e shkuar
po harroje shpejt
O i dashur Djal
shkove dhe më le
spate faj as ti as unë
ashtu qe për ne
ne u ndamë këtu
qielli atje lart
do të na bashkojë, o Djalë
prit se vij për pak
Lamtumir, o Gur
mjaft-ë kaqë koh
vuajte dhe ti me mua
shkoj e më stë shoh
Haj Dunja ! Dunja
ske gjë të vërtet
Lamtumirë e Jet e rreme
Merm o valë, o det
No one has commented yet. You can be the first! :)
Please login to write a comment.